fb_img
Përmasat e fontit
Kontrasti

magjistër Ana Mihajlov

Drejtor në detyrë
Përvojë
17 vjet përvojë në menaxhimin e ciklit të projekteve me programe evropiane
Telefon:
+389 2 3109 045

Biography

Ana Mihajlov është profesioniste e shquar me mbi 15 vjet përvojë në kuadër të Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri. Gjatë gjithë karrierës së saj profesionale, ajo i ka menaxhuar me sukses burimet njerëzore dhe programet arsimore, duke demonstruar vazhdimisht nivel të lartë profesionalizmi, integriteti dhe përkushtimi. Më 31 korrik të vitit 2025, Mihajlov u emërua si ushtrues detyre drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, institucion në të cilin ajo ka punuar vazhdimisht në 15 vitet e fundit. Gjatë viteve, ajo ka qenë pjesëmarrëse aktive në proceset e integrimit evropian në fushën e arsimit, duke i përfaqësuar interesat e institucioneve arsimore maqedonase në organe dhe rrjete të ndryshme evropiane.

Më parë, ajo i ka kryer me sukses funksionet si drejtuese e Sektorit për lëvizshmëri në arsimin profesional dhe shkollor, si dhe drejtuese e Sektorit për resurse njerëzore, ku vendosi standarde të reja për efikasitetin e brendshëm, zhvillimin profesional dhe kulturën organizative. Udhëheqja e saj rezultoi në rritjen e shfrytëzimit të mjeteve nga fondet evropiane, si dhe me zgjerimin e mundësive për lëvizshmëri ndërkombëtare të nxënësve, mësuesve dhe institucioneve.

Ana Mihailov ka magjistruar për diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe ka certifikim për protokoll diplomatik. Ajo njihet për aftësitë e saj udhëheqëse, integritetin dhe të menduarit strategjik, si dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm për përmirësimin e cilësisë, qasjes dhe dimensionit evropian të programeve arsimore në vend.

Kontaktoni drejtorin




    Futni kodin nga imazhi:



    Kontaktoni

      czxczcx